Të dielën (4 gusht), dy ngjarje tragjike goditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbetën të vdekur mbi 30 të vdekur. Dy sulme me armë ndodhën brenda pak orëve në një dyqan Ëalmart në El Paso, Teksas dhe një tjetër ndodhi në Dejton, Ohio. 

Nuk mungoi reagimi i Presidentit Donald Trump në Twitter, i cili e cilësoi veprim frikacakësh që nuk mund të justifikohet. 

“Të shtënat e sotme në El Paso, Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishin një veprim frikacakësh. Unë e di që jam pranë të gjithëve për të dënuar veprimin e urrejtjes së sotme. Nuk ka asnjë arsye që justifikon  vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shkruajti Trump.

Pas kësaj, këngëtarja dhe sipërmarrësja me famë botërore, Rihanna kishte një kundërpërgjigje ndaj presidentit. Në një postim në Twitter, ajo thumboi Trump për sulmet duke i thënë se jetojmë në një botë ku arma merret më thjesht se viza.

Rihanna: 'Um ... Donald, ju e shqiptuat gabimisht "terrorizmin"! Vendi juaj pati 2 sulme terroriste njëra pas tjetrës, vetëm me disa orë diferencë duke lënë gati 30 njerëz të pafajshëm të vdekur.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër terrorist në Kaliforni, ku një terrorist ishte në gjendje të blinte një pushkë sulmi (AK-47) në Vegas, pastaj të shëtiste orë të tëra në një festival ushqimi në Cali dhe të vriste 6 persona përfshirë një foshnje të vogël!

Imagjinoni, jetojmë një botë ku është më e thjeshtë të merrni një AK-47 se sa një VIZË! Imagjinoni një botë ku ndërtohet një mur për të mbajtur terroristët në Amerikë.

Lutjet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave në Teksas dhe Ohio. Jam shumë e lënduar për humbjen tuaj. Askush nuk e meriton të vdesë në këtë mënyrë! ASKUSH!


/Ora News.tv/