Rihanna ka dhënë një intervistë të rrallë ku foli hapur për jetën dashurore.

Ndërsa u pyet se kur do martohej me të dashurin miliarder Hassan Jameel.

Këngëtarja 31-vjeçarja, e cila është në një lidhje me Hassan prej dy vitesh, e ka mbajtur shumë private marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste me Sarah Paulson, Rihanna u pyet se me kë ishte në një lidhje.

Dhe përgjigjja e këngëtares ishte: "Kërko në Google".

Ndërsa pyetjes nëse është e dashuruar iu përgjigj: "Sigurisht që jam."

Më pas Paulson e pyeti: "A do të martohesh?"

Ylli i popit u mendua pak dhe tha: "Vetëm Zoti e di këtë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh apo jo?"

Paulson: "A dëshiron të jesh nënë?"

Dhe këngëtarja konfirmoi: "Më shumë se çdo gjë në jetë."

/Ora News.tv/