Rihanna feston ditëlindjen, Chris Brown e uron publikisht

Këngëtarja me famë botërore feston sot 30 vjetorin e lindjes.

Ylli i popit mori shumë urime për ditëlindjen e saj. Por një urim i veçantë dhe shumë surprizues ka ardhur nga ish i dashuri i saj Chris Brown.

Reperi ka postuar në Instagram një foto të Rihannës kur ishte fëmijë dhe shkruan: "Gëzuar Ditëlindjen".

Por në postim nuk ka asnjë reagim nga 30 vjeçarja. Ajo as nuk e ka pëlqyer postin dhe as nuk ka bërë ndonjë koment.

Chris dhe Rihanna ishin një nga çiftet të dashura dhe të pëlqyera të showbizz. Por lidhja e tyre mori fund për shkak të dhunës që ushtroi reperi ndaj Rihannës.

EMISIONET