Rihanna bëhet gati për martesë! Është në pritje të propozimit nga miliarderi

Rihanna bëhet gati për martesë! Është në pritje

Para disa muajsh u përfol se Rihanna është ndarë nga miliarderi i Arabisë Saudite, Hassan Jameel por në fakt janë më të dashuruar se kurrë. Madje këngëtarja e famshme po pret që të marrë propozimin për martesë.

“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me Hassan. Ata kanë dy vite që dalin bashkë dhe ajo është shumë e lumtur. Nëse ai do ti propozonte martesë, Rihanna do thoshte “Po”. Ajo është e cmendur pas tij. Ata kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit, më shumë se sa njerëzit mendojnë. Thjesht ai është shumë diskret. E shmnag vëmendjen dhe për këtë gjë ka rënë dakord me Rihannën që në fillim”, thotë një burim pranë këngëtares për “HollywoodLife”.

Nuk kanë munguar debatet mes ciftit, por nuk janë lidhur asnjëherë me famën pasi Hassan Jameel nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

“Rihanna e pëlqen faktin që ai dëshiron ti mbajë gjërat jashtë syrit publik. Shpesh herë i është dukur se njerëzit i afrohen për të përfituar nga fama e saj. Hassan është shumë larg kësaj gjëje dhe Rihanna ndihet shumë e cliruar që ai se dëshiron famën. Ajo nuk do shqetësohet kurrë se Hassan e përdor”, shtoi burimi.

Mbetet për tu parë nëse Hassan do marrë vendimin që ti propozojë martesë divës së muzikës pop.

EMISIONET