Milan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Seria A. Kuqezinjtë u ndalën nga Atalanta, e Bergamaskët që arritën të largohen me një pikë nga "San Siro" pas golit të Rigonit në minutën e parë shtesë.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Higuain. I shërbyer në zonë nga Suso, argjentinasi goditi fluturimthi për të tundur rrjetën.

Reagimi i miqve vonoi, pasi bergamaskët vendosën baraspeshën vetëm në minutën e 54-t. Ishte Alejandro Gomez që i shërbyer nga Dovan Zapata e kishte një lojë fëmijësh ta depozitonte sferën në fundin e rrjetës.

Megjithatë një "ish" i kësaj sfide, Giacomo Bonaventura kaloi sërish në avantazh vendasit. Protagonist ishte sërish Suso. Pasi  lëvizi mirë në krahun e djathtë spanjolli hodhi një top tokazi, me sferën që shkoi në këmbët e mesfushorin italian që me një devijim të lehtë kaloi në avantazh të tijët. Kur u duk se 3 pikëshit ishin të Milanit, Rigoni prishi të gjitha planet e kuqezinjve. Mesfushori përfitoi nga një largim jo i mirë i portierit Donnarumma dhe nga fare pranë "vulosi" rezultatin në 2-2.

Me këtë barazim Atalanta dhe Milan ndajnë pozicionet 12 dhe 13 në kuotë të njëjtë pikësh, 5.



/Ora News.tv/