Teknologjia që shfaq realitetin virtuarl, Oculus Rift, i cili u ble disa muaj më parë nga Facebook, u shit me një çmim të ulët për të lejuar përhapjen e saj sa më të gjerë të mundshme në treg. Ka si qëllim që të fitojë nga të ardhurat e shërbimit dhe nga përmbajtja e shitjeve për përdoruesit. Të tilla do të ishin qëllimet e Mark Zuckerberg, sipas thashethemeve në faqen Ars Technica. Kompania e Menlo Park ka blerë Oculus për dy miliardë dollarë në fund të marsit. Oculus u bë i famshëm në vitin 2012, falë një projekti të paraqitur në Kcikstarter. Arriti të mblidhë dy milion dollar për të zhvilluar syzet për realitetin virtual të cilat janë projektuar për videolojrat, por që në të ardhmen mund të përdoren dhe në kinema apo dhe në mjekësi. Tani për tani, të gjithë sytë janë drejtuar drejt versionit të parë, e cila pritet të arrij në treg deri në fund të vitit 2015. /o.b/oranews.tv/

/Ora News.tv/