Kim Kardashian ka prezantuar klipin e sezonit të ri të serialit 'KWUTK' ku gjithcka fillon me anëtaren më të re në familjen e madhe.

Historia e tyre ka të bëjë me lidhje, ndarje, festa, tradhti të dokumentuara me filmime. Por duket se këtë herë do të ketë një përcarje në klanin e madh pas zënkës që pati Kourtney me motrën e saj Kim.

Të dyja ofendojnë njëra-tjetrën dhe Kourtney largohet nga shtëpia me lot në sy. Ndërkohë motrat e tjera diskutojnë se ajo nuk do të jetë më pjesë e serialit të familjes.

Mbetet për tu parë nëse dicka e tillë do të ndodhë kur të publikohet sezoni i 15-të i historisë së tyre me Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie. Gjatë këtyre ditëve, Kourtney është arratisur nga shtëpia për të shijuar disa ditë në jaht me partnerin e saj dhe me fëmijët.

/Ora News.tv/