Ricky Martin konfirmon se është martuar me Jwan Yosef

Këngëtari dhe aktori i njohur Ricky Martin ka konfirmuar se është martuar me partnerin e tij Jwan Yosef. 

Duke folur për E! News, Martin tha: “Unë jam një bashkëshort tani, e në muajt që vijnë do organizojmë një ceremoni të madhe, do t’ju njoftoj.”

Këngëtari konfirmoi se kanë bërë celebrimin e martesës.

“Ne kemi shkëmbyer premtimet dhe jemi betuar për gjithçka. Kemi nënshkruar të gjitha letrat që duhej nënshkruheshin.”

Sa për martesën e çiftit, 46-vjeçari tha se është planifikuar një festim 3 ditor.

Martin dhe artisti 33-vjeçar kanë qenë së bashku që nga viti 2016 dhe shpallën fejesën e tyre më vonë atë vit në The Ellen DeGeneres Show.

Ata janë prindër të binjakëve tetëvjeçarë Matteo dhe Valentino.

Martin tani është një ndër yjet e filmit The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story, ku luan rolin e të dashurit të një stilisti të vrarë.

EMISIONET