Grupi i famshëm i Bon Jovi përfundimisht është bërë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.

Grupi jo vetëm që mori një nga nderimet më të mëdha të muzikës por të pesë anëtarët e grupit u bashkuan për këtë rast.

Anëtarët aktual Jon Bon Jovi, pianisti David Bryan dhe bateristi Tico Torres si edhe ish-basisti Alec John Such, që u largua nga grupi në vitin 1994 dhe kitaristi Richie Sambora, i cili u largua në vitin 2013, i kanë munguar shumë fansave.

Por ata u bënë bashkë në këtë mbrëmje madhështore e të paharrueshme për to së bashku me anëtarin e ri të grupit, basistin Hugh McDonald.

Grupi, i cili mori famë të jashtëzakonshme në vitet '80, u nominua për herë të parë në Rock Hall në vitin 2011.

Gjatë mbrëmjes ata performuan "Livin' on a Prayer", "You Give Love a Bad Name" dhe "It's My Life", gjithashtu edhe një këngë të re "When We Were Us".

'Bon Jovi' solli nostalgjinë duke kënduar së bashku.

/Ora News.tv/