Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të riaktivizohen rrëshqitjen në skrapatën e digës së rezervuarit të Tapizës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se "aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes". 

Çarja e digës së rrezikon jo vetëm 700 familjet e zonës përreth por edhe përmbytjen e aeroportit të Rinasit. Aktualisht ky liqen ka mbi 2 milion metër kub ujë, i cili rrezikon të dalë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Alarmin e ngritur nga banorët e zonës për Ora News e konfirmojnë edhe institucionet përgjegjëse në Krujë e Prefekturën e Durrësit.

/Ora News.tv/