Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, boksieri amerikan pezullohet për dy vite

Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, boksieri amerikan pezullohet

Përdorimi i substancës "dexamethasone" i ka kushtuar dy vite pezullim boksieri amerikan, Eric Molina nga boksi profesionist.

36 vjeçari ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping të kryer menjëherë pas humbjes me Anthony Joshua, në dhjetor të vitit 2016.

Dexamethasone nuk është një ilaç për rritjen e performancës, por përdoret për të trajtuar astmën dhe kancerin. Ajo ndalohet të përdoret gjatë garës sepse mund t'i japë atletëve qëndrueshmëri.

Molina nuk e mohoi marrjen e substancës apo kundërshtimin e shkeljes së rregullit anti-doping, por ai vuri në pikëpyetje gjatësinë e ndalimit.

Ai pranoi se ishte injektuar me "Tribedoce DX" nga një anëtar i ekipit të tij në ditën e ndeshjes që përmbante steroidin e ndaluar.

Megjithatë, komisioni i anti-doping ka "falur" sportistin pasi theksoi se veprimet e tij nuk ishin të qëllimshme dhe se ai nuk donte të mashtrojë.

"Çdo atlet është përgjegjës vetëm për atë që është në sistemin e tyre dhe duhet t'i përmbahet parimit të përgjegjësisë së rreptë. Të gjithë atletët në çdo nivel duhet të njohin veten me listën e ndaluar të Ëada dhe të sigurojnë që ata të mos e vënë veten në një pozitë ku mund të shkelin rregullat anti-doping".-tha shefi ekzekutiv i "UKAD", Nicole Sapstead.

Molina do të rikthehet në ring pas datës 27 tetor 2019.

EMISIONET