Me Massimo Oddo që nuk po bën mirë në stolin e Udinese, drejtuesin e bardhezijve janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e teknikut 41 vjeçarë.

Sipas "Gazzetta dello Sport" marrëdhenia mes Udinese dhe Oddo kanë arritur në pikë kritike kjo për shkak se skuadra nuk fiton prej 9 takimesh, duke regjistruar po kaq humbje.

Një humbje kundër Napolit këtë mesjavë pritet t'i kushtojë stolin ish-mbrojtësit të Milanit dhe drejtuesit kanë gati zëvendësuesin. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e kombëtares italiane, Giampiero Ventura .

Trajneri 70 vjeçarë është pa punë që prej muajit nëntor, pasi u shkarkua nga Federata Italiane për rezultate të dobta me kombëtaren italiane, me këta të fundit që nuk siguruan një vend në fazën finale të Kupës së Botës, Rusi 2018.

Në nivel klubesh, Ventura ka drejtuar skuadra si Sampdoria, Torino dhe Napoli ndërkohë që nëse tekniku zyrtarizohet në stolin e Udinese do të jetë aventura e tij e dytë në pankinën e kësaj skuadre, pas asaj të sezonit 2001-2002.

/Ora News.tv/