Partizani dhe Flamurtari kanë zhvilluar miqësoret e para në tokën turke, me dy skuadrat e kampionatit shqiptar që humbën minimalisht 1 me 0.
Demat zhvilluar një takim si të barabartë me ekipin e Super Ligës turke, Kasimpasa që e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 89-të me anë të Trezeguet.
Tekniku i të kuqve hodhi që nga minuta e parë formacionin titullar, ndërsa në fraksionin e dytë hodhi shumë lojtar nga stoli.
Me humbje e nisi fazën përgatitore dhe Flamurtari që u mund 1 me 0 nga BB Erzurumspor.
/Ora News.tv/