Rezervat nuk bindin, Everton e Liverpool ndajnë pikët

Rezervat nuk bindin, Everton e Liverpool ndajnë pikët

Liverpool-i është ndalur në një barazim pa gola, me "The Reds" që barazuan 0-0 përballë rivalëve të qytetit Everton-it.

Në takimin e luajtur "Goodinson Park" u luajt një ndeshje e qetë, me të dy skuadrat që nuk u hodhën në aventurë. Përveçse rezultatin, e pandryshuar qëndroj dhe statistikat e kartonave, ku kryesori Michael Oliver nuk nxori asnjë karton të verdhë.

Një pikë që kënaq më shumë Evertonin që dalin të pamposhtur përballë të besuarve të Jurgen Kloop, që po kalojnë një sezon mjaft fantastik, si në Premier League, ashtu dhe në Champions League dhe që është shumë pranë gjysmëfinaleve, pas fitores 3-0 në takimin e parë ndaj Manchester City-t.

Pas 33 javësh, Everton mban vendin e 9-të me 41 pikë, ndërkohë që Liverpool mbetet i treti me 67 pikë.

EMISIONET