Nëse të bie rasti të hysh në një qendër biznesi por jo vetëm, natyrisht që provon dyert të cilat nëse nuk je i vëmendshëm të nxjerrin menjëherë andej nga hyre.
E tillë ka rezultuar e disata aventurë e Starovës në stolin e Partizanit, në fakt vëmendja kësaj here nuk i mungoi vetëm trajnerit, por gjithë skuadrës.

Disfata me përmasa katastrofike kundër Luftëtarit, 5 golat e pësuar ndaj skuadrës që pavarësisht cilësive mbetet sërish një ekip që synon mbijetesën dhe jo titullin, kanë bërë që të kuqtë të fundosen në një atmosferë surreale.

Mark Iuliano u shkarkua pasi nuk arriti të implementonte asgjë tek demat dhe menjëherë pas humbjes ndaj Kamzës i dorëzoi çelsat e stolit ekspertit Starova. Nën drejtimin e "bobit" u duk se mekanizmi më në fund nisi të lëvizte në kahun e duhur, aq sa erdhën suksese të rëndësishme si ai në Kukës, madje pas fitores "in extremis" kundër Teutës, objektivi utopik titull filloi të rishfaqej edhe pse vetëm si një hije drite larg në horizont.

Megjithatë 5 goditjet në thonjza me "shkop bejzbolli" të marra pas qafe nga Luftëtari kanë thërrmuar gjithçka.

Starova thuajse e lajmëroi dorëheqjen ende pa mbaruar ndeshja, kur tërësisht i dorëzuar nuk tentoi të udhëzonte më askënd. Pak javë në stolin e të kuqve dhe një vetë-largim shumë domëthenës, një dorëheqje që thërret qartë " Unë po iki, Partizani i Moggit nuk behet".  

Në këtë rast me sa kuptohet nuk do të kete as "anallim loje" presidenti Demi as nuk ka ndërmend ti lutet e as të bisedojë me teknikun e vetë-pushuar nga puna.

Tashmë cdo mendin logjik nxjerr në sipërfaqe Armando Cungun. Shkodrani dukej i destinuar për Trepçën, por ngjyra e pasionit është tej mase tunduese.

/Ora News.tv/