Së shpejti, stafi mjekësor shqiptar do të ketë mundësi të trajnohet edhe në distancë përmes teknologjisë, risi e ofruar nga Consulcesi. Përmes projektit E-Learning and Blockchain, profesionistët e shendetësisë do të mund të marrin trajnime të çertifikuara, asistencë ligjore si dhe përditësim profesional.

Profesionistët e mjekësisë shqiptare do të kenë mundësinë të trajnohen në distancë për tu përditësuar përmes teknologjisë Blockchain, I ofruar nga Consulcesi.

Kjo risi do të ketë në qendër edukimin interaktiv të  nevojave të stafit mjekësor shqiptar si dhe suportin profesional nëpërmjet platformës Consulcesi Club.

Simona Gori: Jemi të lumtur të inaugurojmë këtu në Tiranë një model të ri që kujdeset në 360 gradë për profesionin mjekësor ashtu si bëjmë edhe në Itali. Shqipëria përfaqëson një benchmark në nivel botëror, në edukimin në vazhdim të të gjithë profesionitëve në mjekësi. 

Presidenti i Consulcesi group, Massimo Tortorella, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për hapat në shëndetësinë shqiptare.

Massimo Tortorella: Përmes këtij proçesi, Shqipëria kthehet në ekspelencën e ligjshmërisë në nivel botëror, pasi hapat gjatë edukimit të profesionistsëve mjekësor nuk modifikohen, duke sjellë kështu një transparencë dhe vërtetësi si asnjëherë më parë.

Drejtoresha e QKEV, Entela Shehu, theksoi se kjo nismë do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e shëndetësisë.

Përpos edukimit në çertifikuar, stafi mjekësor do të ketë mundësinë e përditësimit profesional nëpërmjet Ëorld Scientific Press, si dhe asistencë ligjore falas në fushën profesionale dhe personale.

/Ora News.tv/