Revolucion tek Real Madrid, shpërbëhet BBC vijnë Neymar, Hazard e Lewa

Revolucion tek Real Madrid, shpërbëhet BBC vijnë Neymar, Hazard e

Një revolucion i vërtetë tek Reali i Madridit. Duket se ka ardhur fundi i një epoke pse jo të lavdishme për "Los blancos". Skuadra që triumfoi në 3 nga 4 sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve nuk ka më etjen dhe madhështinë e viteve të fundit. Për këtë arsye ka shumë mundësi që presidenti Florentino Perez të nisë projektin e "galaktikëve të rinj" duke zëvendësuar ata që deri më tani kanë bërë diferencën për "merenguet".

Pas lajmit se numri 1 i madrilenëve kishte dhën "ok" për largimin e Ronaldos , mediat në Spanjë janë të sigurta se portugezi do të ndiqet në rrugën e tij drejt aeroportit edhe nga dy kolegët e tij të sulmit në të gjithë këtë periudhë të lavdishme, Gareth Bale  e Benzema. Pra e famshmja BBC do të shpërbëhet plotësisht.

Natyrisht largimi i prej lojtarëve kryesorë të skuadrës nuk mund të mos jetë menduar mirë, aq sa janë piketuar 3 zëvendësues të nivelit super të lartë. Emri i Neymar ka javë që ka dalë në skenë për një rikthmin në Spanjë, jo tek Barça por tek rivalët e përjetshëm të katalansve. Shifrat që Perez është gati ti ofrojë PSG kapin kuota të frikshme, 400 milion euro. Megjithatë nuk është vetëm braziliani në listë. Eden Hazard prej vitesh ëndërron Madridin dhe duket se ka ardhur momenti që ëndrra e tij të kthehet në realitet. Pa diskutim duhet edhe një qendër sulmues, dhe CV e përsosur është ajo e Robert Lewandowskit. Polaku i Bajernit të Mynihut është një makineri golash dhe me dy lojtarë si Neymar e Hazard në krah mundësia për të realizuar edhe më shumë është evidente.

Ndoshta është thjesht një spekulim merkatoje, një marrëzi e mediave në Spanjë, ose një iluzion i presidentit Perez, megjithatë historia ka mësuar se kur Florentino vendos një objektiv, sado i pamundur që mund të duket, arrin ta konrektizojë me sukses.

EMISIONET