Revolucion në Formula 1, nga 2021 "hiqet" penalizimi i pilotëve

Revolucion në Formula 1, nga 2021 "hiqet" penalizimi i

Menaxhimi i Formula 1 nga "Liberty Media" pritet të sjell ndryshime të konsiderueshme në botërorin më të ndjekur të automobilizmit.

Në vitin 2021, synohet që rregullorja e penalizimeve të ndryshojë tërësisht, për të mos dënuar pilotët dhe skuadrat që bëjnë modifikime që vijnë për arsye të ndryshme. Kjo çështje do të hidhet për diskutim në mbledhjen e radhës së drejtuesve të FIA-s me drejtuesit e skuadrave.

Drejtori i garave Charlie Whiting ka shpjeguar se ideja është një rinovim tërësor i sistemit të penaliteteve që pilotët pësojnë para garave, në mënyrë që ato të ulen në minimum.

"Ne do të dëshironim të heqim qafe të gjitha gjobat në rrjet, nëse mundemi. Kjo është ajo që po punojmë drejt."- tha ai "Motorsport.com".

Dënimet më të mëdha nga komisarët e garës vijnë në rastet kur bëhet ndryshimi i kambios, por sistemi aktual i penalizimit do të jetë në fuqi deri në vitin 2021.

EMISIONET