Arabia Saudite ultra-konservatore mund të ketë nisur një revolucion në barazinë gjinore, pasi lejoi gratë e saj të hyjnë për herë të parë në në një stadium futbolli për të parë një ndeshje.

Masat e reja filluan të premten pasi Riyadh njoftoi lejimin e grave për ti dhënë makinës si edhe rihapjen e kiemave.

Rreth 300 tifozet femra, të veshura me veshjen tradicionale dhe me burkë panë për herë të parë nje ndeshje futbolli të premten në stadiumin e Jeddahi.

Gratë hynë në stadiumin Mbreti Abdullah përmes një porte të veçantë, me rojet e sigurisë femërore të veshur me xhaketa portokalli.

Ata ishin ulur në një seksion të veçantë për familjet, me të afërmit e tyre meshkuj, por ishin të ndarë nga turma gjithë meshkuj.

Mbretëria ka njoftuar një sërë reformash të iniciuara nga princi i fuqishëm i kurorës Mohammed bin Salman që nga viti i kaluar.




/Ora News.tv/