Revoltohet agjenti i mbrojtësit shqiptar: Dy gabime nuk të bëjnë "gomar"

Revoltohet agjenti i mbrojtësit shqiptar: Dy gabime nuk të

Elseid Hysaj ishte një ndër emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, me mbrojësin e kombëtares shqiptare që ishte shumë pranë kalimit te Chelsea në Premier League. Një fakt që është konfirmuar herë pas here nga agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi.  

Ai ka pohuar se Hysaj do të transferohej te "blutë" në rast se klauzola e tij do të ishte më e ulët. Për "Radio Kiss Kiss Napoli", Giuffredi kërkoi nga tifozët që klienti i tij të qëndronte jashtë akuzave për formën e tij të dobët.

"Ata që e kritikojnë atë ndoshta nuk bëjnë kurrë gabime, por shumica prej nesh janë thjesht njerëz. Pa këtë klauzolë ai ndoshta do të kishte shkuar te Chelsea këtë verë, njerëzit harrojnë se ai ishte një nga dy ose tre më të mirët në Evropë, sezonin e kaluar. Gabimet në dy ose tre ndeshje nuk të bëjnë "një gomar" ... 

"Unë gjithmonë mendoj se futbollistët duhet të përgjigjet në fushë."-përfundoi Giuffredi.

EMISIONET