Revolta e aktorëve: "Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! A përmbyset kjo hajdutëri?!

Revolta e aktorëve: "Këtë vend e drejtojnë

Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës.

Lexoni dhe dëgjoni fjalët e aktorit të njohur, Bujar Asqeriu. 

Indinjata ndaj kësaj qeveri që ai e quan "hajdute" lexohet në çdo fjalë. 

Refleksionet që vijnë nga qeveria dhe ministrja jonë e nderuar janë të vakta e të pafuqishme, mos të themt ë ftohta. Si duket këta ende nuk e kuptojnë cfarë është artisti. Një artist i jonë më i mirë, merr rrogën më të vogël se një nëpunëse e rëndomtë e ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, ministria e Kulturës gjithë këtyre artistëve që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë.

Jo më kot kolegët tanë të ndëruar artistët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta

Askush nuk e çau trapin për ta dhe ata ikën me një barrë pengjes në shpirt.  E këto pengje ne duhet ti ngremë me të madhe. Të mos them që Bujar Lako, jetonte në një shtëpi 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe që këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vënd e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për teatër, prandaj ne na fusin në vërrin e miut, atje tek hidrocentrali, sepse hajdutët nuk lënë lekë. Edhe lekët e një dosje i marrin. 100 lekë që bëjnë një dosje edhe ato i marrin. Gjejnë numra llogarie për stilolapsin, edhe ato i marrin. Nuk lënë lekë në këmbë. Këta, kjo është administrata jonë e nderuar.

Më vjen shumë keq! Nganjëherë më vjen të them: Përse të flas?! Për çfarë të flas?!        

A përmbyset kjo hajdutëri?! Nuk përmbyset dot! Nuk kam fuqi unë, nuk keni fuqi ju të përmbysni këtë gjë, por ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata! 

Ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e gjakun e këtij vendi.

Zoti i paftë unë ia lë atij. Ne kaq kemi të ngremë vetëm zërin. Të themi vetëm mendimin tonë.

E kuptoj që  ata nuk do të pyesin për ne. Ata do të tallen me ne!

E kuptoj që ata do na përqeshin ne!

Do të nxjerrin gjuhën kur të kalojmë ne. Po ky çfarë do?! Cështë ky: artist ky! Ca është ky. Kështu bëjnë këta.

Ata mendojnë vetëm tre gjëra:

Sa do fitojnë sot?!

Ku do të hanë drekën apo darkën?!

Dhe me kë do të bëjnë qejf! Qefj, qejf!

Këto tre gjëra. Ky është trekëndëshi i jetës së tyre. Nuk mendojnë ata asgjë tjetër. Asgjë tjetër.

 Neve aq sa kemi fuqi të mbrojmë punën tonë. Të mos harrojëm Agim Qirjazin kur donin ta rrafshonin teatrin. Mos të harrojmë lotët e tij kur qau tha: U shkruajt prapë Teatri Kombëtar.

Këta me shkopinj gome e biruca do ta edukojnë rininë shqiptare?!

Po të ndërtoheshin  4-5- 6 teatro më pak burgje do kishim jam i sigurtë për këtë.

Sepse njeriun- thoshte Viktor Hygo- e bën arsimi e kultura.  E zbukuron arti dhe kultura por këta nuk investojnë.

Zihemi me njëri tjetrin për një 5 lekëshe që hedhin ata, si një kockë.Nuk bëhet arti kështu me një kockë edhe tallen. Kjo është e tmerrshme. Këta nuk hedhin lekë për artin e kulturën. Këta duan burgje. Është e tmerrshme. 24 burgje. Rininë shqiptare e ke nëpër burgje.  E pastaj: Kush do të vijë në teatër?!

Kush do punojë?!

Do punojnë këta?!

Le ti mbyllin dhe teatrot dhe secili më pas të gjejë të sëmës. Kështu është kjo punë

 



EMISIONET