Revista “Islands” u sugjeron turistëve Tiranën: Kryeqyteti më i gjallë në Ballkan

Revista e njohur në fushën e turizmit “Islands”, i ka kushtuar një  artikull kryeqytetit shqiptar, duke e renditur atë krah kryeqendrave  botërore më trendi të turizmit, si Tajlanda, Kuba apo ishulli i Balit.  

Teksa e cilëson si një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit,  “Islands” thekson se Tirana është një qytet vibrues, i ri dhe me plot me  gjëra për të bërë dhe për të parë, aty ku të mërzitesh është e  pamundur.

Një qytet vibrues, i ri dhe plot me gjëra për të  bërë dhe për të parë, ku vështirë se mërzitesh ndonjëherë. Tirana është  një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit. Turi nuk mund të nisë nga  ndonjë vend tjetër veç Sheshit “Skënderbej”, i rikonstruktuar së fundmi  dhe kushtuar Heroit Kombëtar, i cili në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë  dhe Perëndimin nga sulmet e perandorisë Osmane. Si për ironi të fatit,  dy hapa larg statujës së Skënderbeut është xhamia e Et’hem Beut, më  antikja në Tiranë, dhe një prej ndërtesave fetare më të rëndësishme. Në  shesh ndodhet edhe Opera, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik,  brenda të cilit ilustrohet historia e Shqipërisë, që nga Paleoliti e  deri në Komunizëm.

Tirana është e pasur me Muze  dhe Galeri Arti, të cilat ia vlen t’i përfshish në itinerarin e  udhëtimit. Nuk mund të humbisni as vizitën në Bunk’Art, e vendosur  brenda një bunkeri anti-atomik, që ripërshkruan historinë moderne të  qytetit, nga pushtimi italian e deri në rënien e komunizmit.

Pasi  të hyni mirë në qytet, nuk mund të mos e bëni një shëtitje nga Blloku,  lagja ku gjatë regjimit komunist mund të futeshin vetëm ata që kishin  lidhje me nomenklaturën. Sot Blloku, është vendi më “cool” në Tiranë, me  bare dhe restorante.


EMISIONET