Restoranti hedh dy gra të dehura në rrugë

Një restorant australian është gjobitur pasi stafi i tij "ka hedhur" në rrugë dy gra të dehura dhe të pandërgjegjshme.

Incidenti në restorantin korean BBQ në Sydney ishte një nga shkeljet më të këqija të ligjeve të pijeve në vite, thanë autoritetet.

Grupi i tre grave kishte konsumuar secila tetë shishe me pije koreane të quajtura "soju liquor", brenda 35 minutave, para se dy prej tyre të shembeshin në tavolina.

Kamerat e sigurisë filmuan personelin duke hedhur vajzat në rrugë.


EMISIONET