Varret ilire të Selcës prej dekadash janë lënë në harresë, por Minsitria e Kulturës ka gati projektin për restaurimin e tyre. Teksa vizitoi këtë site të trashëgimisë kuturore së bashku me ambasadoren Vlahutin, Kumabro tha se do të lobojë për përfshirjen e tyre në UNESCO.

Ministria e Kulturës do të nisë së shpejti punën për restaurimin e varreve ilire të Selcës. Teksa vizitoi këtë sitë në kuadër të javës europianë së bashku me ambasadoren Vlahutin, Kumbaro tha se kjo trashëgimi do të promovohet me synim përfshirjen në UNESCO.

Kumbaro: Projekti tashmë është i miratuar, është i plotë dhe sigurisht pas projektit teknik mbetet që të ndërtojmë operacionin financiar. Këtë sitë të Selcës ne e kemi në listën e dosjeve që duam ta promovojmë si një sitë të vecantë për tu mbrojtur nga UNESCO.

Ambasadorja Vlahutin u shpreh se në këto varre nevojiten kërkime arkeologjike dhe se kjo trashëgimi kulturore duhet t`i prezantohet edhe Europës.

Vlahutin: Sot kemi qenë në Se3lcë ku na folën p ër rënojat e një qyteze iliere. Ka mjaft punë për tu bërë me gërmimet arkeologjike në mënyrë që këtë kulturë arkeologjike ta prezantojmë në pjesën tjetër të Europës.

Ministrja Kumbaro dhe ambasadorja Vlahutin vizituan Pogradecin në kuadër të javës së europës, gjatë takimeve më qytetarë ato u njohën edhe shqetësimet e qytetarëve.

/Ora News.tv/