Restaurim për objektet arkeologjike, do të investohen rreth 150 mijë euro

Restaurim për objektet arkeologjike, do të investohen rreth 150

Rreth 120 mijë objekte arkeologjike me përbërje metali do ti nënshtrohen restaurimit. Projekti, i cili ka një vlerë prej 150 mijë eurosh është financuar nga Ambasada italiane dhe si fillim synon trajnimin e stafit shqiptar që do meren me restaurimin. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, Ambasadori italian u shpreh se Italia do të ofrojë eksepriencën në restaurimin e këtyre objekteve.

Të gjitha objektet arkeologjike të përbëra nga metali do ti nënshtrohen restaurimit. Kjo falë një fondi prej 150 mijë eurosh, i cili synon të mos lejojë degradimin e këtyre objekteve të rëndësishme për historinë e vendit tonë.

Pietro Ivanoch D’Aleo: Projekti parashikon të ngrejë një laborator për restaurimin e objekteve në të njëjtën kohë do të trajnojmë edhe personelin që do të merret me restaurimin në laborator dhe do caktojmë dhe një person për menaxhimin e shërbimeve në këtë laborator. Ky është projekt i vogël në vlerë jo shumë të madhe financiare prej 150 mijë eurosh por i rëndësishëm për Shqipërinë.

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë vlerësoi këtë nismë ndërsa tha se në total janë rreth 120 mijë objekte.


Luan Përzhita: Ne kemi rreth 120 mijë objekte, emergjencë restauruese kanë objektet e zbuluara dekada më parë, flitet për zbulimet e vjetra arkeologjike të viteve '60-'70.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori italian u shpreh se pasuria arkeologjike e Shqipërisë duhet të shihet edhe si një mundësi më shumë në ekonomi.

Alberto Cuttilio: Pasuria arkeologjike është e rëndësishme dhe ne jemi dy vende që kemi një histori të lashtë të cilën duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë. Italia do të ofrojë eksperiencën më të mirë në restaurim, pasi pasuria arkeologjike është një mundësi më shumë për ekonominë.

Pas realizimit të këtij projekti, bashkëpunimi pritet të vijojë edhe për restaurimin e objekteve të tjera në Shqipëri.


EMISIONET