Reshjet e dëborës dhe shirat e që e pasuan shkaktuan probleme në infrastukturë nga jugu në veri.

Investimi 2.3 milion euro nuk i dha zgjidhje rrëshqitjeve në Kodër Vilë të Durrësit, ku këtë të premte tonelata dherash bllokuan një sens të rrugës drejt Currilave.

Një fenomen i përvitshëm, por që nuk po gjen zgjidhje.

Masivë gurësh u shembën në rrugën nacionale Berat-Skrapar duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe duke u kthyer në rrezik aksidentesh.

Dëmtimi i rrugës i detyron banorët e fshatit Cerjan në Dibër që të ecin në këmbë për kilometra tu  lidhur me Peshkopinë.

Ura e dëmtuar prej dy muajsh mban të izoluar banorët e fshatit Rripë në Bashkinë e Klosit.

Ndërkohë forcat e ushtrisë prej 10 ditësh kanë nisur punën për ndërtimin e një ure re mbi lumin Gjolë në Fushë që do të rikthente lëvizjen normale mes 7 fshtrave mes Bubqit e Thumanës, problematike e raportuar nga Ora News.

Dëmtime në rrugë e ura ka thuajse në të gjitha zonat e prekura nga moti i keq.




/Ora News.tv/