Reshje të dendura shiu gjatë orëve të pasdites në Gjirokastër. Sipas burimeve zyrtare pranë prefekturës së Gjirokastrës po monitorohet nga firma kontraktuese aksi Gjirokastër-Tepelenë, pikërisht vendi i quajtur Shkalla e Zezë për shkak të rënies së masivëve të dherave.

Gjithashtu edhe nq aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të varrezave publike po mbahet nën vëzhgim përroi i Gjokanës, i cili ka prurje të shumta por për momentin nuk ka vërshuar në rrugë.

Të tjerë përrenj malor ashtu si edhe liqeni i Viroit janë në monitorim edhe nga bashkia e qytetit të Gjirokastrës e cila ka amgazhuar strukturat e saj për të menaxhuar situatat që mund të krijohen. 8 mjete  të firmës së kontraktuar tip skrep janë në terren për pastrimin e akseve.

Probleme ka tek ura e lumit, ku raportohet se është bllokuar nga pusetat dhe tek ura e fshatit Bulo. 

Uji ka dalë në rrugë për shkak të prurjeve nga Greqia. 

 

/Ora News.tv/