Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore.

Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e ujit duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15  ha tokë bujqësore  dhe  sipërfaqe me sera.

Në Zharrëz është përmbytur edhe një pulari .

Bashkia Patos ka ngriturgrupet e emergjencave cilive për të marrë masat e nevojshme.



/Ora News.tv/