I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës, që në disa zona arrin deri në 40 centimetra.

Sipas informacioneve aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës.

Në Rrugën e Kombit, lartësia e borës në aksin Tunel-Kalimash shkon deri në 10 cm.

Një kamion ka dalë nga rruga për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Në disa segmente të kësaj autostrade qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pasi drejtuesit nuk kishin vendosur pajisjet dimërore.

Për pastrimin e dëborës përgjatë Rrugës së Kombit janë në funksion tetë borëpastruese si dhe është përdorur kripë për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur aksidentet nga automjetet.

Të bllokuara janë rrugët në disa fshatra, si Lojmë, Arrën, ndërkohë që pa energji elektrike ka mbetur njësia administrative Llugaj në Tropojë.

/Ora News.tv/