Reportazhi i “Le Iene” për Bulqizën, Beqaj: Dukuria është sporadike

Reportazhi i “Le Iene” për Bulqizën, Beqaj: Dukuria

Deputeti i PS për qarkun e Dibrës, Ilir Beqaj tha në “360 Gradë” se rasti i reportazhit të “Le Iene” është sporadik. Beqaj tha se situata aty ka ndryshuar që prej rreth dy vitesh.

Zheji: Mendoni se janë pamje të montuara pamjet

Beqaj: Së pari nuk është investigim. Së dyti në vlerësimin tim unë bashkohem me kryeministrin që dukuria sot është sporadike në krahasim me vitet më parë. Para disa vitesh nyumri i këtyre fëmijëve ishte shumë herë më i lartë. Ka rreth 2 vjet që një pjesë është e rrethuar nga një kompani që e administron.

Zheji: Pra bashkoheni me Ramën

Beqaj: Bashkohem me fjalën sporadike. Në krahasim më para 4 vjetësh aty ka perspektivë, sepse investimet që janë bërë nga sipërmarrësit i kanë dhënë jetë asaj miniere. Investimet e bëra në pasurimin e kromit dhe me investime që priten të bëhen në Spitallë, për ti dhënë një mundësi zhvillimi asaj zone.

EMISIONET