Kufijtë, Tahiri: Nëse parlamenti s'vë vijat e kuqe populli merr në dorë situatën

Avokati i njohur Spartak Ngjela debatoi me ish-kryenegociatoren për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në studion e "360 Gradë" në Ora News, në lidhje me vendimmarrjen nga Parlamenti i Kosovës.

Pjesë nga biseda: 

Ngjela:  Sot ka një manipulim me qëndrimet amerikane, sepse derisa Amerika dhe Trump mbështet dialogun dhe një marrëveshje parësore ka zëra që Thaçi e Vuçiç nuk e di atje te ju Rama mundohen që ëktë qëndrim ta keqpërdorin gjoja për ndryshim kufijsh. Unë jam njohëse e mirë e raporteve me Amerikën dhe si ministre e jashtme 10 vjet gjatë kohës së okupimit, krejt ato vite në takimet në Washington ne u kemi thënë pavarësi ata autonomi. 

Por ne nuk hoqëm dorë, ne ishim konseguent dhe ja ku erdhi pavarësia e Kosovës e mbështetur fuqimisht nga Amerika dhe vendet perëndimore. Ne nuk e kemi problemin jashtë e kemi brenda. Problemi është si të izolohet dhe bllokohet  Thaçi dhe unë jam optimiste sepse shumica e faktorit politik dhe institucional janë kundër dhe parlamenti mund ta bllokojë por me ndodh ndonjë gabim sërish nuk vjen puna në referendum do bëhet luftë sepse kufijtë e Kosovës janë bërë me luftë dhe mundet vetëm lufta ti ndryshojë.

E fundit, unë nuk jam për mos ndryshim kufijsh në Ballkan por për mos ndryshim kufijsh në raport Kosovë-Serbi. E di që Lugina është jashtë Kosovës, por nuk është veç Lugina jashtë trojeve, janë dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të zi të mos flasim dhe çamët. Ne nuk mund të bëjmë parcialisht ndryshim kufijsh dhe brenda nesh mes shqiptarëve të ndodhë rindarja, të mos thuhet tradhëtia. Mjaft u ndanë në dy pjesë është koha të mbrojmë këtë Kosovë si shtet që është.  Nëse ndryshohen kufijtë në Ballkan, të bëhet zgjidhja në tre kombe, shqiptarë, kroatë dhe serb.  por të zvogëlohen tokat shqiptare për të bërë Serbinë e madhe kjo punë nuk bëhet.

Spartak Ngjela: Zonja Tahiri mos e shikoni shumë të lehtë atë të kalimit në Parlament. Parlamentin tuaj e mposhti Millosheviçi. Ka thënë vota për heqjen e autonomisë. Garanton që qëndron Parlamenti. 

Edita Tahiri: Parlamenti ta bëjë platformën me vizat e kuqe për mbrojtje të shtetit dhe kufijve, por nëse parlamenti nuk do ta bëjë për shkak të pazotësisë apo lojrave politike populli e merr në dorë situatën.

 


EMISIONET