Reperin S4MM "e vrasin" në këngën e parë të albumit

Reperin S4MM "e vrasin" në këngën e parë të

Reperi nga Tetova, S4MM ka publikuar këngën e parë të albumit të parë muzikor "Week of the Legend".

Projekti titullohet "Mir se vjen" dhe flet për jetën e reperit, i cili nuk harron të thumbojë rivalët.

"S'kena dasht problem, por nëse do, mir se na vjen", është refreni i këngës që duket se i dedikohet sherreve që ka patur me reperët e tjerë.

Ndërkohë, në klipin muzikor vihet re se një djali i dërgojnë fotografinë e S4MM dhe i ofrojnë shifrën "30 mijë dollarë" për ti marrë jetën.

Kjo është vetëm fillimi i javës së Samirit. Ai ka njoftuar se cdo ditë do publikojë nga një këngë, derisa të përfundojë gjithë albumi.

EMISIONET