Reperi shqiptar "zemërohet" me fanset: Më përlyet xhaketat firmato

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ka një mesazh për të gjitha fanset e tij që e përqafojnë sa herë e shohin.

Duket se atij nuk i pëlqen fakti që vajzat përdorin grim dhe ka një arsye për këtë. Me anë të një postimi në Tëitter, ai u shpreh se i përlyhen xhaketat, të cilat i merr nga një firmë e njohur.

“Nuk do të përqafoj më fanse me shumë grim, ju më përlyet xhaketat e mia Prada shumë herë”, shkruajti ai.

Ndërkohë, projekti i tij i fundit muzikor "Roses" duket se po ecën mjaft mirë. Deri tani ka arritur mbi 280 mijë klikime në Youtube.

EMISIONET