Reperi shqiptar thumbon kolegët: Jeni fals
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2018, 19:16
Reperi i famshëm shqiptar, Capital T njihet për hitet që sjell vazhdimisht në tregun muzikor. Këtë herë, ai ka vendosur që të flasë për muzikën që dëgjon nga kolegët e tij duke i akuzuar për klikimet e rreme.
"95% e kësaj industrie muzikore janë njerëz fallso, stil jetese fallso, shikime fallso, histori fallso", shkruajti ai në një postim në Instastory.
Ende nuk dihet nëse artistët në tregun e muzikës i blejnë klikimet, veshjet dhe cdo gjë që bëjnë publike.