Reperi shqiptar i dedikon këngën të dashurës materialiste: Shyqyr që ike

Reperi shqiptar i dedikon këngën të dashurës materialiste:

Reperi Mozzik ka publikuar projektin më të ri muzikor "Pa Pa", të cilin ia ka dedikuar ish të dashurës së tij materialiste.

Në këngë flitet për një femër, të cilës i interesonte vetëm fama dhe pasuria e reperit. Ajo kërkonte pushime në vende ekzotike, por ai nuk ia plotësoi asnjëherë dëshirat dhe zgjodhi që ti japë fund lidhjes.

Askush nuk e di se për cilën femër bëhet fjalë pasi e dashura e vetme që ka prezantuar Mozzik për publikun është Loredana Zefi, me të cilën vazhdon romancën. Para se të dilte projekti, Loredana sqaroi ndjekësit se nuk i dedikohet asaj.

Kujtojmë se Mozzik i dedikoi Loredanës këngën "Madam", e cila rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për reperin.

EMISIONET