Reperi XXXTentacion është qëlluar për vdekje të hënën në Broward County, Florida.

20-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, po largohej nga dyqani i motorave pak para orës 16:00 kur dy burra me një  SUV me ngjyrë të errët e qëlluan. Ai u dërgua në spital ku edhe u shpall i vdekur..

Policia është në kërkim të dy burrave që qëlluan dhe po pyesin dëshmitarët për ndonjë informacion.

Policia raporton se kjo duket si një rast grabitjeje.

XXXTentacionn u bë i famshëm pasi publikoi këngën  "Look at Me"  që u bë viral në mediat sociale në vitin 2016.

Ai u shfaq në revistën Freshman Class 2017  së bashku me artistë të tjerë të rinj. Albumi i tij i fundit "?" qëndroi në vend të parë kur u publikua në mars sipas Billboard.

Kënga e tij "Sad!" u rendit në vendin e 7 në Billboard Hot 100 dhe qëndroi për 15 javë në tabelë.


/Ora News.tv/