Një reper rus ka fshirë të martën një video muzikore ku lavdëronte autoritetet e Moskës pasi mori rreth 1.5 milionë "dislike" në YouTube.

Timati, i njohur për mbështetjen e zjarrtë të Presidentit Vladimir Putin, postoi videon të titulluar thjesht "Moska", pak para se banorët të votonin në zgjedhjet parlamentare të qytetit të dielën, të cilat shkaktuan protesta masive.

"Unë nuk shkoj në mitingje, nuk bëj zhurmë,"-thoshte 36-vjeçari në këngë duke ju referuar protestave në Moskë, pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës të votonin.

Në tekst, reperi vlerësonte kryeqytetin rus si më të pasurin duke e përshkruar si "standard botëror" dhe që nuk mban parada homoseksualësh.

"Unë preferoj Sobyanin në vend të hamburger,"-tha ai në këngë, duke iu referuar kryetarit Sergei Sobyanin, një aleat i Putinit që ka qenë në krye që nga viti 2010.

Timati, që është renditur si personi i shtatë më i pasur nën moshën 40-vjeç në Rusi, nga revista Forbes, publikoi këngën së bashku me një reper tjetër, Guf.

Video kishte marrë 1.48 milinë dislike kur reperi e hoqi nga kanali i tij në YouTube, duke shkruar në Instagram se nuk kishte për qëllim të ofendonte asnjë.

/Ora News.tv/