Renato Mekolli: Si u bëra nga pjatalarës në shef kuzhine

Renato Mekolli: Si u bëra nga pjatalarës në shef kuzhine

Renato Mekolli është një nga shefat e guzhinës më të mirë në Shqipëri.

Ai drejton Masterchef dhe ka në pronësi restorantet e tij ku punon si kuzhinier.

I ftuar në emisionin Ditë e Re, Mekolli tregoi sesi nga një pjatalarës sot është shef kuzhine.

"Në moshën 14 vjeçare fillova një punë për të nxjerrë shpenzimet e mia dhe nuk doja që të isha barrë e prindërve të mi por ti ndihmoja unë ata për të gjitha. Aty e fillova duke larë pjata dhe avash avash aroma që dilte nga ai restorant, njerëzit që punonin me aq profesionalizëm, seriozitet me aq pasion për atë gjë më bëri që të zhytesha edhe unë më kokë në kuzhinë. Dhe nga ai moment dita ditës dashurohem akoma dhe më shumë."

Renato ka publikuar një libër dhe së shpejti do të nxjerrë në treg librin e dytë vetëm për pastat.

"Libri i parë doli para një viti dhe kishte një sukses të jashtëzakonshëm. Sekretet e shijes është i përgjithshëm duke filluar nga lëngjet, çdo gjë është e përfshirë në atë libër. Libri i dytë do të jetë vetëm për pastat. Do të jetë vetëm me pasta. Me pak produkte krijon makarona. Do të jetë pothuajse sa gjysma e librit të parë."

EMISIONET