Rena e rrallë

Një fotograf norvegjez ka ndarë imazhet e një dreri të vogël rene të rrallë, që është krejtësisht i bardhë ndryshe nga si lloji i tij.

Mads Nordsvee, 24 vjeç, nga Oslo, tha se ai vuri re kafshën në dëborë gjatë një  shëtitje në veri të Norvegjisë.

Imazhet, ku kafsha pothuajse është e padukshme nga peizazhi, tani është pëlqyer pothuajse 20,000 herë që kur u publikua të hënën.

Renat e bardha konsiderohen shumë të rralla.

Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm.

Sipas disa traditave skandinave, shikimi i një rene të bardhë konsiderohet një shenjë e fatit të mirë.

EMISIONET