Rekord në Amerikë, Swanson hyn në historinë e basketbollit

Rekord në Amerikë, Swanson hyn në historinë e basketbollit

E keni menduar ndonjëherë që basketbollist mund të bëhesh edhe nëse je 1.35 metra?

Historia e 32 vjeçarit Jahman Swanson ngjan me një trrillim të radhës në botën e sportit, por skuadra e njohur e basketbollit në Amerikë, Harlem Globetrotters, nuk është menduar dy herë për të firmosur me basketbollistin shtatshkurtër.

Edhe pse është vetëm 1.35 metra, Swanson është i njohur dhe si "Mini Michael Jordan", falë dhe videove që qarkullojnë në Youtube.

Në prezantimin e tij në parketin e "Barclays Center de Brooklyn" tifozë të shumtë kanë mbajtur radhë për një foto apo autograf të këtij personazhi shumë interesant.

Ardhja e Jahmani Swanson, i cili thyen me 22 centimetra rekordin e lojtarit më shkurtër në historinë e tyre, është një mundësi e shkëlqyer promovimi për “Harlem Globetrotters”, që tërheq tashmë dy milionë spektatorë në vit. /ATA/

EMISIONET