Rekord! Kokaina dhe heroina rrisin numrin e vdekjeve

Rekord! Kokaina dhe heroina rrisin numrin e vdekjeve

“Furnizimet me kokainë dhe konfiskimet e heroinës kanë shënuar një rekord të lartë”, zbuloi një raport i ri.

Furnizimet me kokainë në vitin 2016 dhe me opiumi nga 2016-2017 shënuan nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, sipas raportit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) të martën.

Përdorimi jo-mjekësor i barnave me recetë, siç është fentanili, gjithashtu po bëhet një kërcënim kryesor për shëndetin publik, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë vdekje, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Globalisht, vdekjet nga përdorimi i drogës arritën në rreth 450,000 në vitin 2015. Rreth 40% e këtyre rezultojnë nga mbidoza e opioideve. Pjesa e mbetur prej 60% e këtyre vdekjeve ndodh për shkak përdorimit indirekt të drogave, të tilla si HIV dhe Hepatiti C të marra nga injeksione të pasigurta.

Raporti gjithashtu zbuloi se fentanili dhe analogët e tij mbeten veçanërisht problematike në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, ndërsa përdorimi i tramadolit jo mjekësor, një lloj tjetër i ilaçeve kundër dhimbjes po prodhohet në Azi dhe "rritet në pjesë të Afrikës".

EMISIONET