Një nga karrierat më të gjata në futboll është zgjatur pasi 50 vjeçari Kazuyoshi Miura rinovoi kontratën e tij me klubin e Yokohama FC që militon në kategorinë e dytë të futbollit japonez.

Miura ka luajtur në 12 ndeshje në ligë vitin e kaluar dhe shënoi një gol, duke thyer rekordin e tij si golashënuesi më i vjetër i J-League.

Miura u bashkua me Yokohama FC në vitin 2005 dhe u bë lojtari më i vjetër që u paraqit në një ndeshje profesionale në moshën 50 vjeçare dhe shtatë ditë marsin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen e mediave globale dhe duke thyer rekordin e anglezit Stanley Matthews.

I njohur me emrin "Mbreti Kazu", Miura luajti për klubin brazilian Santos dhe në Itali me Genoa  ndërsa me ekipin kombëtar të Japonisë ka zhvilluar 89 takime duke shënuar dhe 55 gola.

Ky sezon është i 33-ti në karrierën e tij si futbollist profesionist.

/Ora News.tv/