Rekord i denjë për "Guinnes", lojtari firmos kontratën e 26 në karrierë

Rekord i denjë për "Guinnes", lojtari firmos kontratën

Rivaldo, Zlatan Ibrahimoviç dhe Mario Baloteli janë etiketuar si futbollistë që qëndronin gjithmonë me valixhe në duar, por që nuk arritën të vendosin një rekord të denjë për t;u shënuar në librin e rekordeve "Guinnes".

Një rekord që është menduar të vendoset nga uruguajani Sebastian Abreu që ditët e fundit ka firmosur kontratë me kilianët e Audax Italiano, me këta të fundit që nuk kanë shpenzuar as edhe një cent për të marrë në skuadër sulmuesin.

Rekordi i cili ka vendosur 41 vjeçari është i veçantë dhe shumë i vështirë për t'u thyer.

Abreu ka firmosur kontratën e tij të 26 në karrierë, një rekord që thellohet edhe nga 5 eksperiencat e tij në formë huazimi, një rekord i denjë për librin  "Guinnes".

EMISIONET