Drejtori Juridik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Aldi Topçiu ka komentuar situatën kaotike që po kalon Kastrioti, për shkak të logove në fanelën e skuadrës krutane. Gjithsesi, i ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" Topçiu tha se kjo shkelje nuk duhet të ndëshkohet, pasi sipas ligjit lojërat e fatit ndalohen vetëm në formën e reklamave audio-vizive.

"Informacioni që kam ka ardhur vetëm përmes rrjetit social të zv-kryeministrit, Erion Braçe. Ajo që më bën përshtypje është reagimi i policisë. Ligji aktual në fuqi besoj se është bërë edhe me një llojë nxitimi, pasi ky ligj i ndalon lojërat e fatit vetëm në reklamat audio-vizuale."-tha Topçiu.  


/Ora News.tv/