Reklama e meshkujve që puthen ul numrin e ndjekësve në rrjete sociale

Një kompani e veshjeve të meshkujve me bazë në Holandë është përballur me një reagim të mediave sociale në përgjigje të një fushate reklamimi me burra të cilët përqafohen.

Suitsupply, një markë ndërkombëtare kostumesh për burra zbuloi linjën e re të pranverë/verë 2018 në internet dhe në dyqane të mërkurën.

Shumë nga videot dhe fotografitë e reklamës tregonin burra që mbanin ose preknin njëri-tjetrin, si dhe dy burra që putheshin.

Disa përdorues online e kritikuan duke përdorur ofendime, ndërsa të tjerë vlerësuan fushatën. Reklamat janë shfaqur në dyqanet e Suitsupply në 22 vende të ndryshme, si dhe në rrjetet sociale të kompanisë Twitter, Facebook dhe Instagram.

Shumë njerëz vlerësuan vendimin e kompanisë për të vënë në qendër të vëmendjes çiftet meshkuj.

Megjithatë, jo të gjithë ishin dakort për këtë gjë. Kompania ka marrë përgjigje të shumta dhe kritike në mediat sociale për vendosjen e imazheve homoseksuale në reklamat e saj.

NRC Handelsblad, një gazetë holandeze, njoftoi mbrëmjes e së mërkurës se kompania ka humbur më shumë se 10,000 ndjekës në profilin e saj Instagram pas publikimit të reklamave.

EMISIONET