Deri tani janë regjistruar 78 raste me Ebola pasi sëmundja shpërtheu në North Kivu dhe në provincat Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

Nga këto raste, 51 janë konfirmuara dhe 27 janë të mundshme. Ndërsa janë regjistruar 44 të vdekur.

Rastet e raportuara janë nga 5 zona shëndetësore të North Kivu një zonë shëndetësore në Ituri, por të gjitha rastet janë të lidhura me shpërthimin e Ebola në Mangina.

Përveç kësaj, 10 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me sëmundjen. Nëntë prej këtyre rasteve janë konfirmuar dhe një rast i mundshëm është ai i një punonjësi që ka vdekur.

"Këta punonjës të kujdesit shëndetësor kanë qenë të ekspozuar në klinika, jo në qendrat e trajtimit Ebola (shumë prej të cilave mund të jenë infektuar para deklarimit të shpërthimit),"-sipas një deklarate nga OBSH.

Agjencia po punon për të rritur ndërgjegjësimin e Ebola tek njerëzit që të marrin kujdesin shëndetësor dhe shtimin e punonjësve dhe forcimin e masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.

Krahinat e prekura ndajnë një kufi me Ugandën dhe Ruandën dhe janë shumë të populluara.

Konflikti i vazhdueshëm dhe dhuna në zonë paraqesin shqetësime të sigurisë për ata që punojnë për të frenuar shpërthimin. Ky është shpërthimi i dhjetë në Kongo, ku virusi është endemik.

/Ora News.tv/