Regjisorja thirrje Ministres së re: Ktheni sytë nga arti dhe kultura

Regjisorja thirrje Ministres së re: Ktheni sytë nga arti dhe kultura

Artistët shprehen të pakënaqur me mungesën e vëmendjes së Ministres së re të Kulturës ndaj institucioneve të artit. Regjisorja, Elma Doresi I bën thirrje ministres Margariti të kthejë sytë nga kultura dhe të investojë atje ku ka nevojë.

Ardhja e Elva Margaritit në krye të Ministrisë së Kulturës duket se po e përgjum akoma më tëj këtë institucion. Projektet në mbështetje të artistëve dhe fondet për këto institucione kulturore janë të pakta dhe zëri i artistëve për të kërkuar më shumë po shkon në vesh të shurdhët, shprehet regjisorja Elma Doresi.

Doresi: Dua të bëj një thirrje ose lutje, si ta dojë Ministrja e Kulturës, të hapet dera e Teatrit Kombëtar derisa të ketë një vendim që të kemi mundësi që të vazhdojmë me projektet tona artistike.

Gjithashtu regjisorja vendos theksin tek një problematikë më shumë se 1-vjeçare, tek mbyllja e sallës së Teatrit Kombëtar.

Doresi: Kemi folur për problemet e Teatrit si godinë, buxhetin, festivale që janë asgjesuar prej vitesh dhe asnjë gjë nuk po merr asnjë lloj drejtimi.

Me apelin e regjisores Doresi që Ministria e Kulturës të kthejë syte nga arti dhe kultura bashkohen edhe shumë artiste të tjerë.



EMISIONET