Regjisorja akuzon yllin e Bollywood për përdhunim

Regjisorja akuzon yllin e Bollywood për përdhunim

Ylli i Bollywood, Alok Nath është akuzuar për përdhunim nga regjisorja Vinta Nanda.

Kjo është një nga rastet e pakta të denoncuara në polici, pasi lëvizja #MeToo në Indi u përhap me shpejtësi muajt e fundit.

Në tetor Nanda akuzoi aktorin e famshëm për ngacmim seksual dhe përdhunim në një postim në Instagram.

Ndërsa tani e ka denoncuar në polici. Por aktori i mohon të gjitha akuzat dhe ngriti një padi shpifje ndaj saj.

Ai kërkoi që regjisorja ti kërkonte falje dhe t'i jepte një kompensim simbolik prej 1 rupi.

Nath është akuzuar gjithashtu për ngacimim seksual nga dy aktore të tjera.

Nanda punoi me aktorin në një serial televiziv të goditur të viteve 1990, i quajtur Tara. Në postim në Facebook ajo pretendoi se Alok kishte ngacmuar seksualisht aktoren kryesore të shfaqjes.

Por që nga ngritja e akuzave, ai ka mohuar të gjitha pretendimet, që përmbajnë edhe detaje për përdhunimin e supozuar.

"Përdhunimi mund të ketë ndodhur, por nga dikush tjetër,"-tha ai.

Nanda tha se kishte pritur 19 vite për të folur dhe u kërkoi gjithë të tjerëve që vuajtën nga abuzimi seksual apo ngacmimi seksual të flisnin e ta thonin me zë të lartë.

Fillimisht ajo nuk e zbuloi emrin e aktorit në postimin në Facebook. Por kur statusi i saj u bë viral, regjisorja konfirmoi se i referohej Nath.

EMISIONET