Regjisori Qëndrim Rijani, i ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora tha se në teatër duhet të bëhet revolucion estetik.

Ndërsa theksoi se duhet të hiqen festivalet garuese.

Qëndrim Rijani: "E rëndësishme për mua dhe gjithë regjisorët e artistët është e rëndësishme prezantimi i tyre në çdo cep sepse teatri nuk duhet të ndodhë vetëm në Tiranë por gjithandej, edhe nëpër fshatra. Ne kemi nevojë për revolucion estetik. Duhet të heqim të gjitha festivalet garuese."

Rijani shtoi se artistët nuk duhet të flasin për arritje për sa kohë vazhdojnë të konkurrojnë brenda tokës shqiptare.

Qëndrim Rijani: "Dua që shfaqjet e mia të jepen në festivale. Pavarësisht se ne flasim për arritje, nuk ia them as vetes, por ne në përgjithësi nuk mund të themi arritje kur vazhdojmë të konkurrojmë brenda shqiptarisë, brenda tokës sonë shqiptare. Është çudi e madhe nëse arrijmë të shkojmë deri në Rusi me një shfaqje sot në 2019. Nuk është çudi kjo. Është arritur të shkohet edhe para 40 vitesh."

/Ora News.tv/