Regjisori në Ora News: Kumbaro vegël qorre e Ramës, nuk pres të sillet ndryshe Margariti

Regjisori në Ora News: Kumbaro vegël qorre e Ramës, nuk pres

Prej ditës së djeshme në krye të Ministrisë së Kulturës kemi Elva Margaritin.

Regjisori Kastriot Çipi i ftuar në Ora News nuk sheh ndonjë fije shprese sa i takon çështjes shumë të debatuar të Teatrit të ri, teksa nuk nguron të shprehë dhe kritika rreth ish-Ministres Kumbaro.

Çipi: E kam thënë që kur është emëruar zonja Kumbaro Ministre e Kulturës se çdo Ministër i Kulturës me Ramën kryeministër është i paragjykuar. Koha më dha të drejtë, zonja Kumbaro ishte një ushtare e verbër, pa personalitet, pa karakter, pa dinjitet në shërbim të Ramës, ishte një vegël qorre. Nuk pres që zonja Margariti të sillet ndryshe, ka qenë këshilltare e stafit të Ramës.Të vetmin debat që ka bërë ka qenë kur është shprehur pro shembjes së Teatrit. Thuhet se ka studiuar arkitekturë në Firence, ne vendin ku ndoshta çmohet trashëgimia më shumë se kudo.


EMISIONET